Përleshje me thikë para shkollës në Tetovë, arrestohet 15 vjeçari – dy të tjerë në spital

Më 29.04.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 15-vjeçar nga fshati Zhelinë, duke vepruar sipas denoncimit të bërë po atë ditë në ora 16:40 nga Spitali Klinik i Tetovës, se tek ata janë dërguar A.K. (19) dhe M.A. (18) me lëndime nga një mjet i mprehtë. Pas marrjes së masave, është konstatuar se ata janë sulmuar me mjet të mprehtë para një shkolle të mesme në Tetovë nga 15-vjeçari, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, me ç’rast janë gjetur një thikë dhe një kaçavidë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

By admin7