Rama uron punëtorët për 1 Maj

Kryeministri Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur respekt dhe vlerësim për të gjithë punëtorët shqiptarë.

Rama uroi çdo qytetar që punon me përkushtim, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të nderuar kontributin e punëtorëve në shoqëri.

“Mirëmëngjes dhe me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë”, shkruan Rama.

1 Maji shënon një ditë simbolike për të drejtat e punëtorëve në mbarë botën, duke kujtuar sakrificat dhe arritjet e tyre në historinë e lëvizjes punëtore.

By admin1