Skandal në rrjet: Koment fyese ndaj familjes Haradinaj në ditën e martesës së djalit të Shkëlzenit

Një koment në rrjetin social Facebook ka nxitur reagime për shkak të gjuhës fyese dhe shpifëse ndaj familjes së Ramush Haradinaj.

Në vend të një urimi për Luanin, djalin e Shkëlzen Haradinajt, me rastin e martesës së tij, një përdoruese me emrin Blerta Hoti ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë dhe ofenduese, duke përdorur gjuhë të papranueshme dhe denigruese.

“A i ke kallcu nuses që agjin Ramush e ki mut që ka bashkpunu me shkje me ata që ta kanë vra baben”, ka shkruar Blerta Hoti.

Komenti në fjalë ka tejkaluar çdo standard të komunikimit publik, duke nxitur reagime dhe kritika për nivelin e diskursit në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të publikuara në profilin e saj, e njëjta përdoruese shpërndan postime dhe slogane në mbështetje të Lëvizja Vetëvendosje.

Rasti në fjalë rikthen në vëmendje shqetësimin për gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që po bëhen gjithnjë e më të pranishme në hapësirën publike digjitale, veçanërisht ndaj figurave publike dhe familjeve të tyre./ faktiditor.info

By admin1