Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete të forta nga 3 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në Istog.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati, përcjell Gazeta Express.

‘’VRASJE NË TENTATIVË

Istog 01.05.2026 – 16:05. Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e PK’së.

By admin7