Fisnik Asllani në shënjestrën e gjigantit gjerman

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane, “Verdhëzinjtë” po vëzhgojnë me kujdes talentin e Hoffenheimit si një opsion ideal për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Asllani shihet si një kandidat serioz për të bërë hapin e madh në karrierë, duke u rreshtuar krah emrave si Gonzalo Garcia i Real Madridit i cili poashtu ështënë planet e Dortmundit.

Forma e treguar nga sulmuesi kosovar ka bërë që drejtuesit e BVB-së ta konsiderojnë atë si një investim me perspektivë për vanguardën e tyre.

By admin7