Brajan Gruda dhe Adri Mehmeti duket se kanë “djegur” përfundimisht shanset për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. Të ndjekur prej kohësh nga federata dhe stafet teknike të përfaqësues, dy futbollistët me origjinë shqiptare i kanë “mbyllur dyert”, ndoshta këtë herë përgjithmonë pasi janë grumbulluar për ndeshjet zyrtare me skuadrat e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes.
Gruda ka marrë sërish një ftesë nga Jurgen Kloop-i për ndeshjen e nëntorit në Ligën e Kombeve.
Në fakt, mesfushori sulmues ishte thirrur edhe për sfidat e tetorit, por për shkak të një dëmtimi u largua nga shumë shpejt nga grumbullimi. Më parë, 22-vjeçari kishte luajtur me Gjermaninë, si kapiten i Kombëtares U21, por asnjëherë me ekipin e parë.
Ai pritet të debutojë në një prej ndeshjeve të ardhshme kundër Serbisë dhe Holandës, duke zeruar mundësitë që të veshë ngjyrat kuqezi në të ardhmen.
E njëjtë situata edhe me Adri Mehmetin.
I konsideruar si një talent i vërtetë, ai u thirr nga Maurizio Pochettino me kombëtaren amerikane për herë të parë në miqësoret e tetorit, duke debutuar me fanelën me “yje dhe viza”.
Vetëm 17 vjeç, mesfushori është ftuar sërish, këtë herë për ndeshjet zyrtare të nëntorit në play-off në Kupën e Amerikës Veriore dhe Qendrore.
Kjo do të thotë se ashtu si Brajan Gruda edhe Adri Mehmeti ka sfumuar të gjitha shanset për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë.



