Është ndarë nga jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemë Rexhepi, pas një periudhe të gjatë përballjeje me probleme të rënda shëndetësore.
Rexhepi nga fshati Zhiti i komunës së Vitisë prej vitesh vuante nga pamundësia për të lëvizur dhe kishte qëndruar i shtrirë në shtrat, duke u përballur me një gjendje të rënduar shëndetësore. Gjatë kësaj kohe, ai ishte ndihmuar nga humanistë të shumtë, të cilët kishin ofruar ndihmë dhe përkrahje për të dhe familjen e tij.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur institucionet e Komunës së Vitisë, si dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, përfshirë organizatat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës./faktiditor.info

