Ish-zëdhënësi i UÇK’së dhe veprimtari i njohur Bardhyl Mahmuti ka njoftuar për vdekjen e babait të tij, Beqirit. Mahmuti ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Tetovë në ora 13:30, por ai u ka apeluar bashkëveprimtarëve (ish-pjesëtarëve të UÇK’së), që të mos udhëtojnë drejt RMV’së për ceremoninë e varrimit për shkak të telasheve që mund t’u dalin në kufi me autoritetet maqedonase.
Vitin e kaluar janë regjistruar raste kur ish-pjesëtarë të UÇK’së janë arrestuar në pikëkalime me RMV’në me fletëarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Beogradi.
Beqir Berisha ka qenë gazetar, autor librash dhe i burgosur politik.
NJOFTIM MORTOR
Të dashur familjarë,
Të dashur miq,
Ju njoftojmë se sot, më 3 maj 2026, u largua nga kjo botë babai ynë, Beqir Berisha. Varrimi do të bëhet të hënën, më 4 maj, në 13:30, në varrezat e Tetovës.
Duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni, lus të gjithë bashkëveprimtarët e mi nga Kosova të mos marrin rrezikun të vijnë as për varrim e as për ngushëllime.
Me respekt
Bardhyli

