Përkujtohet dëshmori Zaim Zeqiri në Vaksincë, zbulohet pllaka përkujtimore

Në fshatin Vaksincë, sot u mbajt një ceremoni përkujtimore në nder të rënies së dëshmorit Zaim Zeqiri, ku morën pjesë familjarë, bashkëfshatarë, qytetarë të shumtë, si dhe përfaqësues institucionalë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryetari i komunës, z. Erkan Arifi, si dhe përfaqësues të shoqatës së veteranëve të luftës, të cilët nderuan jetën dhe sakrificën e dëshmorit.
Në kuadër të ceremonisë u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore, e cila do të shërbejë si simbol i përhershëm i mirënjohjes dhe respektit për veprën e tij.
Kryetari i komunës, në fjalimin e tij përkujtimor, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të sakrificës së dëshmorëve, duke e cilësuar veprën e Zaim Zeqirit si një frymëzim për brezat e rinj.

Të pranishmit vlerësuan se kujtimi për dëshmorin do të mbetet i gjallë përherë, ndërsa theksuan rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit ndaj vlerave kombëtare.
Lavdi e përjetshme dëshmorit Zaim Zeqiri

By admin