Shumica absolute qëndrojnë në mbrojtje të dinjitetit kombëtar, të drejtave tona dhe obligimeve ndaj atdheut. Ka edhe prej atyre që mbrojnë interesa personale e individuale, por ata janë pakicë dhe historia asnjëherë nuk ka qenë në anën e tyre.
Në demokraci, pushteti fitohet ose humbet vetëm nga vullneti i shumicës së qytetarëve përmes votës së lirë.
Pala tjetër jeton në eufori dhe krizë identitare, prandaj shpesh janë kundër gjithçkaje që është shqiptare. Në vend se ta shohin shtetin si të përbashkët, përpiqen ta trajtojnë si pronë të tyre, duke tentuar t’i margjinalizojnë shqiptarët si popull shtetformues dhe pjesë përbërëse e këtij vendi.
Janë arritur disa marrëveshje historike për bashkëjetesë, por ato vazhdimisht janë zvarritur, deformuar dhe interpretuar sipas interesave të tyre të ngushta politike dhe kombëtare, gjithmon të afër me botën sërbe.
Populli është lodhur nga mosdurimi, padrejtësitë dhe pengesat e vazhdueshme. Ndërkohë, shteti po afrohet gjithnjë e më shumë buzë greminës.
Prandaj shtrohet pyetja: pse asnjëherë nuk është diskutuar seriozisht për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë, ashtu siç kanë vepruar edhe vende të tjera në botë, kur bashkëjetesa shndërrohet në mostoleranc dhe në krizë të vazhdueshme ?


