Kryetarja e Preshevës në kongresin e VLEN-it: Jeni model për organizimin e forcave politike shqiptare

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka dërguar një mesazh mbështetjeje në Kongresin e parë të bashkimit të koalicionit VLEN tashmë në një parti politike duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e saj, Sinani vlerësoi se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për unifikim dhe përqendrim të forcës së tyre drejt zhvillimit. Ajo nënvizoi se Lugina e Preshevës ka ruajtur ndër vite identitetin, dinjitetin dhe shpresën, duke shërbyer si shembull për qëndrueshmëri kombëtare.

Reklame

“Ky fillim i një kapitulli të ri të organizimit politik që po e materializoni sot është vlerë e shtuar në politikë dhe një model për organizimin e forcave politike shqiptare kudo që ato janë pakicë”, u shpreh Sinani.

Ajo uroi sukses për këtë hap politik dhe kombëtar, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për konsolidimin e faktorit politik shqiptar.

By admin7