Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-presidentja Vjosa Osmani janë veçuar pak për t’i shkëmbyer disa fjalë gjatë ceremonisë për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula.

Osmani, të cilën Kurti nuk e mbështeti në synimin për një mandat të dytë në Presidencë, nuk komunikoi jashtë Presidencës me kryeministrin, por brenda, siç shihet në disa fotografi të T7, ata madje janë veçuar për të komunikuar.