Një grup studentësh nga Shqipëria janë ndaluar nga policia në pikën kufitare të Bllatë, teksa po hynin në Maqedoni informon Tetovasot.
Sipas informacioneve fillestare, studentët po udhëtonin drejt Shkupit për t’u bashkuar me organizimet dhe mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë.
Ndalesa në kufi ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me arsyet e ndalimit të tyre nga autoritetet policore.
Ngjarja ka ngjallur interes të madh në opinion, sidomos në kohën kur protestat dhe organizimet studentore po marrin mbështetje të gjerë nga shqiptarët në rajon.TS


