Kumanovari voziti me 2,27 promilë alkool në gjak, policia e arreston

Një 54-vjeçar nga Kumanova është arrestuar gjatë natës, pasi policia ka konstatuar se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Më 13 tetor 2026, në orën 00:45, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB-së Kumanovë e kanë privuar nga liria L.M. (54), nga fshati Lubodrag i Kumanovës, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme.

Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen” dhe konstatoi se shoferi po e drejtonte atë nën ndikimin e alkoolit.

Matja tregoi se ai kishte 2,27 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës, thuhet në njoftimin e policisë.