Sveçla bën hapin e parë për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka nënshruar sot themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Xhandarmëria do të funksionojë si agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Reklame

“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës po bëhet.
Si ministër i Punëve të Brendshme sot kam nënshkruar themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë”, shkruan Sveçla në njoftim./Indeksonline/

By admin7