Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, do të vuaj dënimin me burg

Zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Gallate ndaluan 52-vjeçarin V.A. nga fshati Negotinë, Gostivar, i cili kërkohej me urdhër gjykate për të vuajtur dënimin me burg. Siç njoftoi Ministria e Brendshme, ndalimi u krye më 18 maj rreth orës 21:10 në fshatin Negotinë.

“Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore të Gostivarit për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e gjashtë muajsh”, tha Ministria e Brendshme.

Reklame

Sipas policisë, personi është dënuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Ai është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, njoftoi Ministria e Brendshme.

By admin2