Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!

Një aksident trafiku është regjistruar sonte në rrugën industriale në Tetovë, ku një person është goditur nga një veturë.

Nga terreni, Tema.mk informon se në vendin e ngjarjes shihet edhe një karrocë fëmijësh, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk dihen. Sipas burimeve të Tema.mk, ndihma e shpejtë ka transportuar një person në spital. Për momentin nuk ka informacione të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të lënduar. Priten detaje të reja në vazhdim.