Disa vendbanime dhe pjesë të qytetit të Tetovës nesër, të martën (3 nëntor 2026), do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, nga ora 08:00 deri në 12:00, pa energji elektrike do të jenë fshati Xhepçisht, përfshirë edhe objektet industriale në këtë fshat, Otunjë, Jedoarcë, Setole, një pjesë e Porojit, Gjermo, si dhe HEC-i “Brza Voda”.
Nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në fshatrat Stençë dhe Vollkovi, si dhe në objektet “New Country”, “Bashkim Tours” dhe pompën e ujit në fshatin Bllacë.
Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj, konkretisht objektet në afërsi të shkollës.
Nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerja do të përfshijë një pjesë të fshatit Dobrosht, përkatësisht objektet përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Gllogjë.
Ndërkaq, në qytetin e Tetovës, nga ora 09:30 deri në 14:15, pa energji elektrike do të mbeten disa objekte përballë shkollës fillore “Liria”.
Gjithashtu, nga ora 09:30 deri në 13:45, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të lagjes Drenovec, konkretisht te objektet në afërsi të vreshtave./tetova1.mk



