Gërvalla nuk teriqet nga mbështetja për deklaratat e Fatos Geci: Është një prej zërave të ndryshëm në këtë listë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk është tërhequr nga mbështetja që mbrëmë ia ka dhënë Fatos Gecit, i cili ka thënë se lutet për dënim të përjetshëm të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Pas reagimeve të shumta, ajo sot ka publikuar pjesën e intervistës ku flet për këtë çështje.

Reklame

Gërvalla sërish nuk është distancuar nga deklaratat e kandidatit të partisë Guxo për deputet.

Në profilin e saj në Facebokk, ajo ka shkruar se Fatos Geci është një prej zërave të ndryshëm në listën për deputet.

“Ne kemi personalitete të ndryshme në listë, jo me të gjithë pajtohem, jo me të gjithë ndaj mendime të njëjta. Fatos Geci është një prej zërave të ndryshëm në këtë listë”, ka shkruar Gërvalla.

By admin7