pa dorashka
Prej dy vitesh tashmë, leshkot e VREDI-t janë vënë në shërbim të kryekomitit Micko me vepra dhe me aksione.
Shërbimi i fundit që ata i bënë shefit të tyre ishte para ca ditësh, kur denoncuan pranë bordellos qeveritare dhe në zyrën e kryekomitit Micko, ambasadorin shqiptar z.Mejdani, “për veprimtari subverzive ndaj rendit kushtetues, si ndërhyrje në punët të državës”, pasi paskësh nxitur dhe përkrahur studentët shqiptarë në protestën e 18 majit ne Shkup.
Një tjetër margaritar i ndryshimit që po propagandojnë lepurushët vredistë është ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat, ligj ky që nuk përmban kuotën e kriterit etnik në punësime të administratës publike.
Pikërisht në lidhje me këtë
ligj është shprehur edhe premieri Micko, ku ka thënë se kriter do te jetë profesionalizmi dhe meritokracia, duke hedhur poshtë kuotën etnike në punësime!
Këta janë pakorët dhe plëngeprishësit e VREDI-t që luajnë me ndjenjat e shqiptarëve, pasi janë zotuar se do të gjejnë zgjidhje për gjuhën shqipe brenda tre muajve, ashtu siç thanë edhe për shlyerjen e 20% para dy vitesh, ku nga ai premtim nuk doli gjë.
Shqiptarët kanë sot nje argument të fort të mos i besojnë më dënglave të VREDI-t, duke iu përgjigjur premtive te tyre pa mbulesë se nuk ka më besë për të pabesët!
Srpse në dy vitet e bashkëqeverisjes së tyre me komitët, në vend të avancimit të shqiptarëve në institucionet publike dhe në fusha te tjera, pozita e shqiptarëve po degradohet.
Ndryshimi ishte loja e ndyrë politike se me ta shqiptarët do të njihnin ndryshim të paparë ne të gjitha fushat.
Në vend te ndryshimit shqiptarët panë zhgënjimin dhe denigrimin nga kjo qeveri antishqiptare në vepër dhe në letër janë evidente.
Medai Shaholli


