Strategjia e re e NATO –s për të parandaluar sulmet e Federatës Ruse

PhD candidat: Gzim Rushiti

NATO është duke përgaditur një strategji të re meqëllim që të mund të zbrapsë një sulm të mundshëm rus në krahun lindor të aleancës të territorit të NATO –s. Strategjia e re e NATO –s bazohet në kombinimin e fuqisë ushtarake tradicionale me intelegjencën artificial, sistemet pa ekuipazh dhe dronët. Kjo strategji e re e NATO –s e e cila po përgaditet nën drejtimin e Komandantit Suprem të NATO –s për Evropë, gjeneralit Alexus Grynkeëich ka synim kryesorë që të zbraps çdo lloj të sulmit të cilin Rusia mund të bëj në territorin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në kontinentin e Evropës.

Dokumenti i strategjisë së re të NATO –s e cila titullohet si “Theory of Victory” po zhvillohet nën drejtimin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralit Alexus Grynkeëich dhe kjo strategji e re e Aleancës së Atlantikut të Veriut pritet që të prezantohet më datë 12 tetor 2026 në Poloni.

Qëllimi kryesorë i strategjisë së re të NATO –s, ëshqë që Aleanca të jetë e aftë që të identifikojë, parandalojë dhe ndalojë çdo sulm nga ana e Rusisë në territorin e Aleancës para se forcat e Rusisë të arrijnë objektivat e tyre fillestare. Strategjia e re të NATO –s e cila synon ndalimin e një sulmi rus në territorin e Evropës bazohet në kombinimin e forcave tokësore dhe teknologjive të reja ku një vend gjithmonë e më të rrëndësishëm në këtë strategji po marrin lufta elektronike, intelegjenca artificiale për përcaktimin e objektivave dhe dronët me kosto të ulët. Qëllimi kryesorë i përfshirje së teknologjive të reja në strategjinë e re të NATO –s, është integrimi i këtyre teknologjive të reja në forcat tradicionale me qëllim që të përshpejtohet vendimmarrja dhe reagimi ushtarak si dhe vendoset theksi tek reagimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO –s kundër sulmeve hibride ndaj shteteve anëtare të aleancës. Synim tjetër të cilin mundohet që ta arrijë NATO –ja përmes kësaj strategjie është goditja e sistemeve të komandimit dhe kontrollit të forcave ruse me qëllim që të arrijë që të mboshtë sa më shpejtë ushtrinë e Rusisë.

Në ndërtimin e strategjiaë së re të NATO –s e cila po përgaditet nën drejtimin e Komandantit Suprem të NATO –s për Evropë, gjeneralit Alexus Grynkeëich janë të përfshirë edhe mësimet të cilat Aleanca e Atlantikut t ë Veriut i ka nxjerrë nga lufta e cila po zhvillohet në Ukrainë, në të

cilën luftë teknologjia, lufta elektronike dhe dronët janë bërë elementet kryesore të operacioneve ushtaraje të cilat zhvillohen midis ushtrisë së Rusisë dhe ushtrisë së Ukrainës.

Strategjia e re e NATO –s e ndërtuar nën udhëheqjen e Komandantit Suprem të NATO –s për Evropë, gjeneralit Alexus Grynkeëich po ndërtohet në një kohë të trazirave dhe turbulencave të mëdha si dhe të sfidave dhe të kërcënimeve serioze për sigurinë në Evropë.

Kjo strategji e re e NATO –s po ndërtohet në kohën kur tensionet midis NATO –s dhe Rusisë kanë arritur një nivel shumë të lartë, shqetësimet për sigurinë e shteteve anëtare të NATO –s nga krahu lindor i saj, nga një sulm i mundshëm nga ana e Rusisë janë rritur shumë në mes të shteteve aleate të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, ndërsa shtetet anëtare të NATO –s vazhdojnë që të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vëzhgojnë dhe vlerësojnë me shumë kujdes aftësitë dhe forcat të cilat i disponojnë shtetet aleatë të NATO –s për të mbrojur kontinentin e Evropës nga çdo lloj sulmi i cili mund të vij mbi territorin e kontinentit të vjetër nga ana e Rusisë.