Nuk ndalet urrejtja ndaj shqiptarëve dhe ambasadorit shqiptar!

Deputeti dhe njëherësh zyrtar i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar ashpër pas publikimit të komenteve me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.Transmeton FaktiDitor

Përmes një postimi publik, Shaqiri tha se në portale dhe rrjete sociale po shpërndahet “mllef dhe urrejtje” ndaj shqiptarëve, duke veçuar sulmet dhe komentet fyese ndaj ambasadorit shqiptar.

Reklame

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që urgjentisht të hetojë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe, siç u shpreh ai, “këtë shfrenim të papranueshëm njerëzor”.

Screenshot

“Askush të mos harrojë se ky shtet është shteti ynë i përbashkët dhe se bashkëjetesa, respekti dhe dinjiteti duhet të mbrohen nga të gjithë”, shkroi Shaqiri.

Reagimi i tij vjen pasi në rrjetet sociale u publikuan komente fyese dhe përmbajtje me tone nacionaliste, të cilat kanë nxitur reagime të shumta në opinion. Shaqiri theksoi se urrejtja nuk i shërben askujt, ndërsa paqja dhe respekti reciprok mbeten vlera që duhet të ruhen me çdo kusht.Transmeton FaktiDitor

By admin2