Aksident i rëndë në Belgjikë, treni përplaset me autobusin e shkollës

Disa persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një tren goditi një autobus shkolle në Belgjikë.

Aksidenti ndodhi qysh herët në orën 8:00 të mengjesit, raporton CNN.

Reklame

Shkaqet e sakta mbeten nën hetim, megjithatë, sipas raporteve fillestare, kalimi ishte i mbyllur në kohën e përplasjes.

Sipas kompanisë së menaxhimit të hekurudhave, Infrabel, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se barrierat ishin të ulura dhe semaforët ishin të kuq në kohën e incidentit .

“Ende nuk e dimë se si ndodhi aksidenti. Ky është objekt hetimi nga policia dhe zyra e prokurorit”, tha ajo, duke shtuar se autoritetet po bashkëpunonin plotësisht me hetimin./Indeksonline/

By admin7