DRAMË PENGJESH NË GJERMANI! Serbi i armatosur qëllon policin dhe barrikadohet me fëmijët e tij?!

Një burrë i armatosur, i cili qëlloi ndaj një oficeri policie në Dortmund të Gjermanisë dhe më pas u barrikadua në banesën e tij së bashku me tre fëmijët e tij, është dorëzuar pas disa orësh negociatash me autoritetet.

Sipas policisë, 51-vjeçari me prejardhje nga Serbia u paraqit vullnetarisht jashtë ndërtesës rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u arrestua pa bërë rezistencë nga njësitë speciale të policisë. Tre fëmijët që ndodheshin në apartament janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklame

Oficeri i policisë që u qëllua gjatë incidentit pësoi vetëm lëndime të lehta, falë jelekut antiplumb që i shpëtoi jetën dhe parandaloi plagë më të rënda.

Sipas mediave gjermane, burri, për të cilin raportohet se është me origjinë serbe, fillimisht shkaktoi incidente në një restorant në Dortmund, ku dyshohet se kërcënoi klientët dhe përdori sprej me piper. Më pas ai u largua me automjet, ndërsa gjatë përpjekjes së policisë për ta ndaluar, hapi zjarr ndaj efektivëve dhe goditi një oficer.

Pas të shtënave, ai u kthye në banesën e tij në lagjen Hörde (Höchsten), ku u barrikadua së bashku me tre fëmijët. Zona u rrethua nga forcat e sigurisë, ndërsa njësitë speciale zhvilluan negociata për disa orë me autorin.

Incidenti kishte nisur kur bashkëshortja e tij telefonoi policinë dhe kërkoi ndihmë. Pas mbërritjes së patrullave në vendngjarje, situata u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në sulmin ndaj policisë.

By admin