Sorloth arrin marrëveshje me Juventusin

Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth pritet të largohet nga Atletico Madridi.

Norvegjezi, po kërkon një aventurë të re jashtë kryeqytetit spanjoll duke synuar të jetë lider në tjetër skuadër.

Thuhet se ai ka arritur marrëveshje me Juventusin, me bisedimet që po vazhdojnë midis palëve, ndërsa po diskutohet edhe për Nico Gonzálezin.

Sorloth, shënoi 20 gola në 54 paraqitje me “Los Colchoneros” ku nuk fitoi asnjë trofe.

By admin4