Bërvenica do të votojë të dielën, më 1 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Stojanço Radiçevski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Pas përfundimit të numërimit të votave të raundit të parë, të mbajtur më 18 tetor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) konfirmoi se dy kandidatët do të garojnë në balotazh. Procesi zgjedhor u përmbyll pa ankesa.
Sipas rezultateve zyrtare, Stojanço Radiçevski doli i pari në raundin e parë me 2.945 vota, ndërsa Arkin Jahiji u rendit i dyti me 2.152 vota. Diferenca mes tyre ishte 793 vota.
Në vendin e tretë u rendit Jakup Huseini nga VLEN-i me 1.529 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, mori 707 vota.
Kandidatët e pavarur patën dukshëm më pak mbështetje. Dushan Bogdanovski siguroi 57 vota, ndërsa Arife Idrizi mori 21 vota.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te raundi i dytë, ku votat e kandidatëve që nuk kaluan në balotazh mund të luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit.
Këshilli i Komunës së Tetovës rriti çmimin e ujit për periudhën 2027–2029



