Blushi: Qytetarët e Kosovës i dhanë Albin Kurtit një leksion demokracie

Shkrimtari Ben Blushi ka kritikuar sërish liderin e VV-së, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije Kurti ishte fajtori kryesor që Kosova bëri sërish zgjedhje.

Përmes një vide-mesazhi në profilin e tij në Facebook, ai ka deklaruar se më 7 qershor qytetarët e Kosovës i dhanë një leksion Albin Kurtit.

“Kam një përshëndetje për gjithë votuesit e Kosovës të cilët dje i dhanë një leksion demokracie Albin Kurti. Demokraci është arti i të pamundurës, pra arti i marrëveshjeve të pamenduara. Është në fakt arti i koalicioneve. Në qoftë se Albin Kurti do të dinte të bënte koalicion nuk do të kishte tre palë zgjedhje te parakohshme të panevojshme dhe të gjitha bashkë mund të ishin shmangur për të mos e futur Kosovën në një tunel depresioni si ky që ka dy-tre vjet”, ka thënë ai.

Sipas tij, në çdo vend të Evropës kur një parti nuk ka numri bën koalicion.

“Çka bëjnë partitë politike në Kosovë? Çdo gjashtë muaj i ftojnë votuesit tyre për të votuar, kjo është rraskapitëse. Kjo nuk ndodh në asnjë vend normal të Evropës. Pse? Sepse evropianët italianët, francezët, shqiptarët e Shqipërisë kur nuk kanë numrat bëjnë koalicione”, ka thënë ai.

By admin7