Kërkohet paraburgim për nënën dhe dy djemtë e saj, të dyshuar për vrasjen e kushëririt të tyre në Kobaj të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që t’iu caktoj masën e paraburgimit tre të dyshuarve për vrasjen e djeshme në Prizren.

Sipas Prokurorisë, masa paraburgimit për një muaj është kërkuar të caktohet ndaj të dyshuarit Sh.O të dyshuar për vrasje të rëndë, gjithashtu vëllait të tij të mitur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, dhe ndaj nënës së tyre me iniciualet A.O, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në “vrasje të rëndë” .

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari Sh. O. dhe i mituri, më datë 14.06.2026, në fshatin Kobaj, Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje dhe me dashje privojnë nga jeta viktimën A.O. dhe me atë rast vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit I.O., të shtyrë nga e dyshuara A.O. – nëna të pandehurve, në atë mënyrë që pas një konflikti të mëhershëm të lindur nga mosmarrëveshjet lidhur me emërtimin e rrugës në lagjen e tyre, fillimisht përfshihen në një konflikt verbal e më pas fizik me viktimat A.O. dhe I.O., të cilët përdorin mjete të mprehta – thika, i sulmojnë dhe i godasin ata. Si pasojë e goditjeve të marra me thikë në pjesën e gjoksit, viktima A.O. ndërron jetë, ndërsa i dëmtuari I.O. pëson lëndime të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, për çka është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka thënë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Zelensky propozon takim me Putinin në samitin e G7: Moska e refuzoi sërish ftesën
Read more

By admin7