Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, i cili është përfshirë në protestat për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, ka bërë një thirrje të çuditshme.
Derisa ka shpërndarë një pankartë të kësaj proteste, e cila flet për rënien e kufirit Kosovë-Shqipëri, ai ka kërkuar që fillimisht të bije trau në rrugën e kombit.
“Por më parë do të hiqet trau i Kastratit”, ka shkruar Hoxha.

Elvis Hoxha njihet si njeri shumë i afër i lideri të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka qenë edhe këshilltar politik i kryeministrit Kurti.

