Është identifikuar viktima e aksidentit detar të ndodhur në Gjiri i Ksamilit.
Sipas Abc News, bëhet fjalë për 22-vjeçarin Albiano Kreci, i cili dyshohet se drejtonte një mjet lundrues tip motor uji.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti i drejtuar nga i riu është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës në ujërat e Gjirit të Ksamilit.
Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit me autoambulancë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Mësohet gjithashtu se mjeti lundrues që drejtonte viktima është mbytur pas përplasjes.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

