Pushteti duket se i ka përjetuar rëndë kritikat e kryetarit të Prishtinës, Përpara, Rama, për vdekjet në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të mospastrimit të dheut. Akuzat e të parit të kryeqytetit për papërgjegjësi në Qeverinë Kurti kanë nxitur reagime të ashpra të Dejona Mihalit dhe Dimal Bashës.
Tragjeditë që ka shkaktuar mospastrimi i dheut në autostradën “Ibrahim Rugova” janë bërë shkas për një përplasje të ashpër të kryetarit të Prishtinë me pushtetin e VV-së.
Ka mjaftuar një status i kreut të Prishtinës për këtë çështje dhe zyrtarët e lartë të VV-së i janë vërsulur Ramës.
Numri i një i Prishtinës ka bërë me dije se dikush duhet të jap përgjegjësi për jetët e humbur në atë vend.
Në profili e tij në Facebook, ai ka shkruar se largimi i dheut ka ndodhur një ditë pas humbi jetën një gruar.
“Qeveria e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar ai.
Ndër të parat që i ka reaguar Ramës për kritikat ka qenë Dejona Mihalu.
Në reagimin e saj plot mllef, komisarja e VV-së e ka akuzuar Ramën për përdorim të narkotikeve.
Pa ofruar asnjë provë, në profilin e saj në Facebook ajo e ka pyetur Ramë se si e merr narkotikun.
“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me chatgpt. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat? Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë”, ka shkruar MIhali.
Përgjigjja e Ramës ka qenë e shpejt.
Ai i ka kërkuar komisares së VV-së që të iu tregojë kosovarëve së kush është.
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Në vend të se tregoi për të kaluarën e saj, MIhali është marrë me Sami Lushtakun.
“Statusin e fundit e paske shkruar pa chatgpt o Përpamiu që të mbajnë ende në këmbë rrënjët e krimit apo samilushtakëve me horra të tjerë. Dhe drejtorët e prokurimit që janë dosta të kryeprokurorëve. Edhe për pak. Pastaj do të lëshojnë si limon të shtrydhuṛ. Siç u ndodh maskotave si ty. Ndërsa unë jam Dejona Mihali, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Punoj bashkë qindra mijëra aktivistë të tjerë kudo ku jetojnë shqiptarë, brenda e jashtë Kosovës, çdo ditë që njerëz si ty mos ta kenë të gjatë në insitucione publike”, ka shkruar Mihali.
Me burgim të parin e kryeqytetit e ka kërcënuar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar se pas reformës në drejtësi ai do të shkruan letra nga burgu.
“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.
Përgjigja e Ramës ndaj Bashës ka qenë e shkurtër.
Në profilin e tij në Facebook, Rama ka thënë se Basha është fatkeqësi i këtij vendi.
“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.

