Musliu e PDK-së ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së: Shkruaja një hajmali Dejonës, i ka hy në krye Sami Lushtaku

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu, ka shprehur një lutje për kandidatin për deputet të VV-së, Osman Musliu, i cili është ka qenë edhe hoxhë i Drenasit.

Ajo ka kërkua nga Mulla Osmani që të ia shkruaj një hajmali Dejona MIhalit.

Në profilin e saj në Facebook, Musliu ka shkruar se Mihalit i ka hi në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, ka shkruar ajo.

By admin7