Lushtaku “shpërthen” ndaj Dejona Mihalit: Kush të financon dhe për kë punon në Kosovë?!

Sami Lushtaku ka reaguar ashpër pas deklaratave të Dejona Mihalit, duke e akuzuar atë për ndikim të madh në vendimmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke ngritur një sërë pyetjesh publike për rolin e saj në politikën kosovare.
Në një postim të publikuar në Facebook, Lushtaku iu drejtua Mihalit me fjalët: “Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia”, duke thënë se grupi i vetëm që duhet të japë shumë përgjigje para qytetarëve është ai që, sipas tij, përfaqësohet nga ajo.
Ai pyeti publikisht se kush është Dejona Mihali që “kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje” dhe si është e mundur që, sipas tij, një person pa funksion publik të ketë ndikim kaq të madh në partinë në pushtet.
Lushtaku ngriti gjithashtu pyetje lidhur me prejardhjen, financimin dhe aktivitetin e saj në Kosovë, duke kërkuar sqarime se kush qëndron pas saj dhe për kë punon.
“A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?”, shkroi ai, duke e përmbyllur reagimin me akuza dhe dyshime të forta ndaj Mihalit.
Reagimi i Lushtakut vjen pas polemikave të fundit politike dhe komenteve të Dejona Mihalit ndaj figurave të opozitës, duke ndezur edhe më tej debatin në skenën politike kosovare.

By admin