Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes kundër Haitit në Kupën e Botës 2026 ka paralajmëruar ndryshime në formacion.
“Do të bëjmë disa ndryshime, ndoshta duke sjellë një lojtar më të freskët. Duhet të përmirësohemi në aspektin e ekuilibrit dhe cilësisë së lojës. Të humbasim më pak pasime. Kemi cilësinë për ta bërë këtë, për të luajtur një ndeshje argëtuese . Nuk e kam problem të shpall formacionin titullar. Futbolli nuk ka sekrete por preferoj t’ua them lojtarëve më parë. Kundër Marokut ndeshja nuk shkoi mirë dhe kjo më bën pak kritik ndaj ekipit, duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi punuar ditët e fundit për të zgjidhur situatën dhe besoj se do të kemi sukses sepse mbetem i bindur se ekipi do të jetë konkurrues në këtë Kupë Bote” tha Ancelotti.

