Qeveria e miratoi informacionin për formimin e Qendrës për Ndihmë Mjekësore Urgjente në Shkup, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. Qëllimi është të shkurtohet koha e ndërhyrjes dhe të përmirësohen kapacitetet për shpëtimin e jetëve. Në fazën e parë, Ndihma Mjekësore Urgjente – Shkup do të ndahet si institucion i pavarur.
Sipas ministrit Azir Aliu, reforma do të mundësojë menaxhim më efikas të burimeve dhe marrje më të shpejtë të vendimeve. Nga Ministria thonë se modeli bazohet në përvoja pozitive nga vendet e rajonit dhe do të kontribuojë në tejkalimin e sfidave të vjetra kadrovike dhe organizative.

