Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet lidhur me mundësinë për një koalicion të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I pyetur nga RTV21 për këtë, Kurti i ka ikur pyetjes dhe ka kaluar në temë tjetër.
“Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti.
Nga LDK e kanë kërkuar vetë një marrëveshje me VV’në.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka folur të mërkurën për rëndësinë e një marrëveshje “pako”, teksa ka thënë se një bashkëpunim me VV’në do ta nxirrte vendin nga kriza për zgjedhjen e presidentit dhe se do të shmangte zgjedhjet e reja.
Menjëherë pas deklarimit të Hazirit, disa në LDK kanë dalë kundër kësaj ideje.
Avdullah Hoti e ka quajtur këtë si eksperiment, duke shtuar se LDK s’është pronë e askujt.
Figura tjera të kësaj partie kanë kërkuar zgjedhje të brendshme në LDK.

