Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dalë me një ‘’sqarim’’ pas deklaratës së tij të bërë lidhur me çështjen e presidentit, duke thënë se, ‘’nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së’’.
Haziri, ka thënë se kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.
Postimi i plotë:
Sqarim për interesimin e publikut
Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.
Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.
Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.
Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.
Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.
Askush mbi Republikën!

