Një nga kombëtaret më simpatike të këtij botërori, Cape Verde ka bërë ëndrrën e tyre realitet.
Kepi i Gjelbërt është kualifikuar në 1/32 e finales së Kupës së Botës, duke u renditur si e dyta në Grupin H, pas Spanjës, shkruan IndeksOnline.
Rrugëtimi i tyre në Botëror filloi me një barazim 0-0 me Spanjën, duke vazhduar me barazimin tjetër 2-2 me Uruguain dhe në ndeshjen e fundit barazoi 0-0 me Arabinë Saudite.
Cape Verde me tre pikë, u renditet si e dyta në Grupin H, pas Spanjës me 7 pikë dhe duke lënë prapa Uruguain dhe Arabinë Saudite me nga dy pikë, të cilat eliminohen nga Kupa e Botës./IndeksOnline/

