Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

VLEN do të udhëheq me tri ministri të reja, atë të drejtësisë, kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, por për këto digastere lëshon ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë për Politikë Sociale. Për këto pozita flitej tashmë disa ditë ndërsa sot i konfirmoi sekretari i përgjithshëm i VLEN-it Bekim Sali.

“Në pakon që VLEN vazhdon me Qeverisje si pjese e shumicës qeverisëse mbetet mjedisi jetësor, ministrja e ekonomisë, drejtësia eurointegrime, kultura dhe ministria për marrëdhënie ndëretnike, këto janë 6 ministri. Ende nuk kemi emër final për ministrinë e kulturës dhe drejtësisë. Ato do të jenë emra të rinj. Ministrat aktual mendoj se mirë kanë performuar në Qeveri, jemi të kënaqur si VLEN dhe do të vazhdojnë më tutje”

Ndërkohë, partneri tjetër i koalicionit qeverisës, ZNAM, ende nuk ka konfirmuar nëse do ta pranojë shkëmbimin e resorëve. Kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski, tha dje se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe se të gjitha opsionet mbeten të hapura deri në vendimin që pritet të merret të martën, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

By admin7