Kombëtarja e Algjerisë barazoi 3:3 ndaj Austrisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, që kualifikoi të dyja shtetet në fazën eliminim direkt.
Por, kjo ndeshje ka qenë debat në gjithë botën, sepse po akuzohen të dyja palët që lëshuan ndeshjen dhe bën marrëveshje për një barazim, shkruan Indeksonline
Megjithatë, nga fjalimi i kapitenit Riyad Mahrez kuptojmë tjetër gjë.
Dhe ashtu ishte, sepse pikërisht ish-lojtari i Manchester Cityt shënoi një gol për 3:2 në minutat e fundit.
“Kemi folur shumë, tani ka ardhur koha të vendosim. Kualifikimi në raundin tjetër ka ndodhur vetëm një herë në historinë e vendit tonë. Vetëm një herë, miqtë e mi! Sot e kemi mundësinë të bëjmë histori.
“Jo vetëm për futbollin, por për atdheun tonë.
“Nuk dua që në fushë t’ju mungojnë as egërsia, as forca.
“Dua t’i “përpijmë” në fushë!
“Çdo duel që duhet të jetë i yni, duhet ta fitojmë. Nuk ka vend për llogari apo për hezitime, lërini anash këto. Thjesht fitoni. U kuptuam?”, ishin fjalët e Mahrezit para ndeshjes
Kujtojmë që me barazim 3:3, Algjeria eliminoi gjasat për t’u përballur me Spanjën. Në fazën eliminim direkt, ata do të luajnë ndaj Zvicrës.

