BDI: Zëri evropian i shqiptarëve në qeveri është shndërruar në asgjë. Dhe kjo asgjë quhet VLEN

Në kuadër të serialit “Dy vite nënçmim – VLEN asgjë”, sot do të flasim për ndoshta dështimin më të madh të VLEN-it: dështimin e idesë evropiane dhe mënyrën se si ky dështim po i dëmton shqiptarët.

Ne shqiptarët në këtë shtet gjithmonë kemi qenë motori i orientimit euroatlantik të vendit. Kjo sepse Evropa është përkatësia jonë kurse integrimi evropian ka qenë gjithmonë i lidhur drejtpërdrejt me të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve.

VLEN doli para qytetarëve me një premtim shumë të qartë: se do ta përshpejtojë rrugën evropiane, se do të sjellë energji të re, dinamikë të re dhe kredibilitet të ri në Bruksel, dhe se këtë do ta realizojë brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së përbashkët me VMRO-në dhe ZNAM-in.

Dy vite më vonë, rezultatet janë dëshpëruese.

Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian.

Në vend të përshpejtimit, kemi stagnim.

Në vend të reformave, kemi improvizime.

Në vend të agjendës evropiane, kemi politikë ditore.

Presidenca e Irlandës e BE -së nuk e përmend fare vendin tonë në agjenden e saj.

Ministrat e Vlen përgjehjës për BE, asnjë vizitë në kryeqytetet Evropiane.

Veçanërisht shqetësues është fakti se edhe mundësia historike që ofroi Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian ka mbetur kryesisht e pashfrytëzuar. Në vend që shteti të ishte lider në rajon në zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, sot kemi vonesa, realizim të pamjaftueshëm dhe mungesë të vullnetit të mirëfilltë reformues.

Por humbjen më të madhe të agjendës evropiane, VLEN ua ka shkaktuar shqiptarëve, votuesve të vet dhe popullit të vet.

Dhe këtë nuk e themi ne. Këtë e thotë Brukseli. Këtë e thotë Parlamenti Evropian, i cili rikujton se rruga drejt Brukselit vazhdon të kalojë përmes Ohrit.

Në raportin e tij të fundit, Parlamenti Evropian konstaton qartë regres dhe kërkon angazhim të ripërtërirë politik për vazhdimin e rrugës evropiane. Ai kërkon respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe paralajmëron se besimi ndëretnik dhe parimi i barazisë nuk guxojnë të vihen në pikëpyetje.

Veçanërisht me rëndësi është fakti se Parlamenti Evropian ka kërkuar që institucionet të garantojnë respektimin e plotë të barazisë gjuhësore.

Kur Parlamenti Evropian detyrohet t’i kujtojë institucioneve të këtij shteti që të respektojnë të drejtat tashmë të fituara të shqiptarëve, atëherë kjo është dëshmia më e fortë e dështimit të VLEN-it si përfaqësues politik në Qeveri.

Në të njëjtën linjë, Parlamenti Evropian shpreh shqetësim serioz edhe për ndikimet e jashtme në rritje, të cilat po e largojnë shtetin nga orientimi i tij evropian. Në vend që Maqedonia e Veriut të jetë shembull i një shoqërie të suksesshme multietnike dhe faktor stabiliteti në rajon, sot sërish hapen dilema për drejtimin e saj strategjik.

Ky është një dështim i plotë për ne shqiptarët.

Ndërkohë që po humbim të drejtat e fituara në shumë fusha, zëri evropian i shqiptarëve në Qeveri është reduktuar në një asgjë të madhe.

Dhe kjo ASGJË ka emër.

By admin7