Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se parashikimet e FMN-së për një rritje ekonomike prej rreth 4% në vitet e ardhshme për Kosovën, kërkojnë një analizë të ftohtë dhe larg triumfalizmit politik.
Sipas Gjinit, zhvillimi i një vendi nuk mund të matet me interpretime sipërfaqësore të shifrave, kur realiteti i qytetarëve tanë flet ndryshe.
“Kosova sot ka një GDP për kokë banori prej rreth 7,900 dollarësh, duke mbetur e fundit në rajon. Për krahasim, Shqipëria qëndron në 11,230 dollarë, Maqedonia e Veriut në 10,550, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë kaluar pragun e 14,000 dhe 15,000 dollarëve. Mesatarja e Bashkimit Evropian prej mbi 40,000 dollarësh tregon se hendeku ynë është ende i thellë”, ka shkruar ndër të tjera ai.



