“Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë, tashmë vitin e ardhshëm do t’i shohim kilometrat e parë të përfunduar, ndërsa deri në fund të vitit 2028 do të jetë plotësisht e përfunduar autostrada nga Tetova deri në Gostivar dhe kjo është diçka për të cilën jam veçanërisht krenar”, deklaroi Nikoloski gjatë vizitës në Tetovë.
Ai informoi se, së bashku me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit për Rritje, po punohet intensivisht në dokumentacionin për lidhjen hekurudhore të Shkupit me Tetovën dhe Gostivarin në fazën e parë, me Kërçovën në fazën e dytë, ndërsa në fazën e tretë me Ohërin, Strugën dhe Republikën e Shqipërisë.
“Ideja ime, një lloj ëndrre, është të krijojmë linja ndërqytetase të trenit diçka që do ta lehtësonte ndjeshëm trafikun, do të ulte ngarkesën dhe ndotjen. Projekti po zhvillohet intensivisht dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të shohim punët e para konkrete, ndërsa për disa vite të mund të udhëtohet për gjysmë ore nga qendra e Tetovës në qendrën e Shkupit me një udhëtim të këndshëm“, tha Nikoloski, duke theksuar se këto aktivitete do të jenë vazhdimësi e projektit “Treni Urban” në kuadër të Shkupi.



