Sulmohen dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë, i dyshuari arrestohet

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 17:30. I dyshuari, përveç sulmit fizik, dyshohet se ka kanosur edhe verbalisht zyrtarët policorë.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

By admin7