Katër persona arrestohen në Përshefcë, policia u gjen fantomka, thika dhe pendrek

Më 17 korrik 2026, rreth orës 00:30, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Përshefcë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë ndaluar një automjet BMW me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.S. (19).

Në automjet ndodheshin edhe bashkëudhëtarët E.N. (19), N.S. (19) dhe një i mitur 14-vjeçar, të gjithë nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri kapela të zeza tip fantomkë, tri thika dhe një pendrek.

Të katër personat janë arrestuar dhe janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 80, paragrafi 1 të Ligjit për Armët.

By admin7