Në Komunën e Bërvenicës sot po zhvillohet votimi në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të komunës, përcjell tetova1
Një ditë më parë, të drejtën e votës e kanë ushtruar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat që vuajnë dënimin me burg.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), nga gjithsej 107 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm të regjistruar për të votuar, kanë votuar 104 prej tyre.
Ndërkaq, në institucionet ndëshkuese-korrektuese në vend, nga nëntë persona të regjistruar me të drejtë vote, kanë votuar tetë.
Nga KSHZ bëjnë të ditur se votimi i djeshëm është zhvilluar pa probleme dhe se të gjithë votuesit kanë pasur mundësi ta ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre të votës.
Sot në Bërvenicë vazhdon procesi zgjedhor në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme lokale për kryetar komune./tetova1.mk



