Mot me vranësira dhe reshje shiu, të martën priten reshje më të dendura

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), reshjet do të intensifikohen në fund të ditës dhe gjatë natës, në orët e para të së martës, përcjell tetova1

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti me reshje shiu do të vazhdojë edhe nesër.

Sipas paralajmërimit të DPHM-së për periudhën nga e shtuna deri të martën, në shumë zona pritet të bien mbi 25 litra shi për metër katror brenda 24 orëve, ndërsa lokalisht sasia e reshjeve mund të kalojë edhe 60 litra për metër katror gjatë gjithë kësaj periudhe./tetova1.mk