Emiliano Martinez reagon pasi humbi finalen e Kupës së Botës

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka reaguar pasi humbi finalen e Kupës së Botës, ndaj Spanjës.

Pas suksesit që pati në vitin 2022, Martinez përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, tha se kishte ëndërruar ta fitonte përsëri Kupën e Botës dhe të shkruajë edhe njëherë histori me Argjentinën, shkruan IndeksOnline.

“E kisha ëndërruar ta fitoja përsëri. Ëndërroja ta riktheja në Argjentinë dhe të bëja histori edhe një herë.

E vërteta është se dhimbja është e vështirë të shpjegohet. Tani është koha të reflektojmë për shumë gjëra, të shohim se si të ecim përpara dhe të vendosim nëse është koha për të bërë një hap mënjanë.

Më vjen shumë keq. Kam dhënë gjithçka për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e mi të skuadrës”, ka shkruar Martinez./IndeksOnline/

By admin4