Paga mesatare neto në Maqedoni për muajin maj, 49.544 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin maj 2026 arriti në 49.544 denarë, duke shënuar një rritje prej 8,2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritja u ndikua kryesisht nga pagat më të larta në sektorët e furnizimit me ujë, menaxhimit të ujërave të zeza, mbetjeve dhe sanimit të mjedisit (11,9%), artit, argëtimit dhe rekreacionit (11,3%) dhe transportit dhe magazinimit (10,9%).

Krahasuar me muajin prill, rritje të pagës mesatare neto u regjistrua në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimit të automjeteve dhe motoçikletave (6,3%), xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit (5,8%) si dhe transportit dhe magazinimit (5,7%).

Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto në maj 2026 ishte 74.482 denarë.

By admin7