AC Milan ka arritur marrëveshje me Troyes-in për transferimin e mbrojtësit të talentuar Sankhoun Diawara.
Sipas raportimeve, kuqezinjtë do të paguajnë rreth 2 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit, ndërsa është gjetur akordi edhe me vetë lojtarin për kushtet personale, shkruan IndeksOnline.
Vizitat mjekësore janë planifikuar tashmë, pasi Milani vendosi të përshpejtojë procedurat për të mbyllur transferimin.
Kuqezinjtë vepruan shpejt për të shmangur konkurrencën nga një klub i Premier League-s, i cili gjithashtu kishte shfaqur interes për Diawaran.
Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i transferimit, me Diawaran që pritet të bëhet përforcimi më i ri i repartit defensiv të Milanit.
Ku do të jetë transferimi i tretë pas Goncalo Ramos dhe Mario Gila.



